Ardian Nuhiu ka disa fjalë për Prishtinën dhe vjen me një premtim për ‘Intelektualët’

Futboll

Ardian Nuhiu ka disa fjalë për Prishtinën dhe vjen me një premtim për ‘Intelektualët’

Më: 23 janar 2021 Në ora: 01:11
Ardian Nuhiu

Klubi Futbollistik “Drita” prej ditësh ndodhet në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon me fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.

Madje, në njërën nga ndeshjet që do ta zhvillojnë në tokën turke, ‘bardhekaltërit’ kanë mundësinë për ta fituar trofeun e Superkupës, pasi që luajnë ndaj Prishtinës.

Skuadra e Ardian Nuhiut është duke u përgatitur për stinorin pranveror dhe për këtë ndeshje, megjithëse jo në formën optimale.

Në një prononcim tekniku gjilanas ka theksuar se skuadra po punon mirë, ndërkohë që ka theksuar dy mungesat e vetme për këtë ndeshje.

“Më gëzon fakti që faza përgatitore po kalon shumë mirë dhe pa dëmtime. Të dëmtuarit ngadalë po futen me grupin. Cuculi ka filluar me grupin me një kujdes të vogël, ndërkohë që po presim sinjalin nga stafi mjeksor edhe për Malokun për t’u bashkuar me grupin. Këtu kemi gjetur kushte të jashtëzakonshme për punë dhe po mundohemi të bëjmë maksimumin”.

“Gjithçka deri më tani ka ecur sipas planprogramit, futbollistët po marrin ngarkesën e duhur nëpërmjet stërvitjeve dhe ndeshjeve kontrolluese që do t’i kemi”, theksoi fillimisht Nuhiu.

Tekniku shkupjan u ndal të flas për përballjen me Prishtinën, derisa theksoi se futbollistët e tij në këtë përballje do të luajnë për “Intelektualët”.

“Është një ndeshje historike, pasi që për herë të parë po zhvillohet jashtë vendit. Presim një përballje të fortë me Prishtinën. Nuk jemi në maksimumin e përgatitjes, pasi që ndodhemi në fazën e parë të përgatitjeve, por kjo ndeshje i motivon futbollistët për të dhënë maksimumin. Dy skuadrat kanë cilësi, ndaj pres një ndeshje të mirë”.

“Përderisa e kemi mundësinë ne duhet ta shfrytëzojme. Futbollistët do të japin maksimumin për tifozët tanë (“Intelektualët”)”, përfundoi Nuhiu.

Kujtojmë që Drita dhe Prishtina do të përballen në finalen e Superkupës së Kosovës të shtunën më 23 janar me fillim nga ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat