Balaj ka regjistruar një rekord negativ

Futboll

Balaj ka regjistruar një rekord negativ

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:20
Balaj ka regjistruar një rekord negativ

Bekim Balaj ka regjistruar një rekord negativ në transfertën e Sturm Graz kundër Rapidit të Vienës. Vendasit ishin duke fituar në shifrat 3-1 kur është aktivizuar sulmuesi shqiptar në minutën e 66.

Vetëm 4 minuta ka qëndruar në fushën e lojës pasi do të ishte arbitri që e dërgoi në dhomat e zhveshjes përpara kohe. Në momentin kur Sturm Graz kishte fituar faull dhe do të rrezikonte portën kundërshtare, Balaj ka shfryrë nervat ndaj kundërshtarit që po e markonte duke e goditur me bërryl si të ishte në MMA.

Arbitri e ka parë këtë episod, duke treguar menjëherë kartonin e kuq.

Ndërkohë trajneri i Sturm Graz e ka ndjekur menjëherë këtë episod në laptop, për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Por nga reagimi i tij, duke shfryrë nervat me goditjen ndaj stolit, tregohej qartë se gabimi ishte i Balajt dhe jo i arbitrit me vendimin e tij. “Ishte karton tërësisht i panevojshëm.

Ndoshta Balaj hyri me idenë për të lënë me patjetër gjurmë në fushë, por na e bëri skuadrën edhe më të pafuqishme pas ndëshkimit”, u shpreh trajneri Christian Ilzer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat