Brdariç: Dua fitoren ndaj Kastriotit

Futboll

Brdariç: Dua fitoren ndaj Kastriotit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:35
Brdariç: Dua fitoren ndaj Kastriotit

Thomas Brdariç ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së radhës në kampionat, ndaj kastriotit. Një ditë e shënuar për të, sepse feston edhe 46-vjetorin, teksa ka marrë urime të shumta dhe të veçanta në Shkodër. Megjithatë, nuk zhbilancohet nga asgjë tjetër, mendon vetëm për fushën e lojës. Ndër të tjera, ai ka nënvizuar:

“Një ditëlindje me surpriza tifozësh, a jam befasuar? Faleminderit të gjithëve për urimet, shpresoj që edhe ju të jeni mirë. Ju duhet të besoni dhe ju falenderojmë për bashkëpunimin që keni me ekipin.

Do të ishte bukur ta festoja ditëlindjen me fitore ndaj Kastriotit. E rëndësishme është që jemi të gjithë të shëndetshëm. Në këto kohë, është e rëndësishme që shëndeti të jetë primar, sepse shumë veta kanë humbur jetën nga pandemia. Nëse jemi mirë, çdo gjë tjetër rregullohet.  

Kemi vuajtur në ndeshjet e “lehta”? Ne duhet të mësojmë prej çdo momenti. Kanë ikur 15 javë kampionat dhe do të kemi ulje-ngriitje. Kjo është normale në futboll. Sidoqoftë, duhet të mësojmë prej këtyre situatave dhe t’i kalojmë me sa më pak probleme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat