Fitorja në derbi ishte kartë e fortë

Futboll

Fitorja në derbi ishte kartë e fortë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:55
Fitorja në derbi ishte kartë e fortë

Fitorja e derbit nga ana e Partizanit kundër Tiranës ishte një kartë e fortë për të kuqtë që të rikthehen edhe njëherë të përqëndruar vetëm te merkato, atje ku misioni për firmosjen me lojtarët e dëshiruar mund të jetë edhe më i lehtë.

Kjo pasi Partizani është në vallen e ekipeve që pretendojnë titullin kampion, ndërsa e kaluara na ka mësuar se skuadra që dështon në derbi, “rrëshket” edhe për javët pasardhëse. Sipas asaj që raporton “Infosport” ka pasur një takim gjatë ditës së sotme mes Olsi Ramës dhe Ferhan Hasanit.

Drejtori sportiv i Partizanit ka takuar lojtarin e njohur me emrin “Buba”, për ta bindur që të vishet me fanellën e “Demave të Kuq”.

Takimi ka zgjatur rreth dy orë ku është paraqitur oferta, ndërsa problemi i vetëm është paga e lartë që kërkon Hasani, ndërsa Partizani mund t’ia plotësojë dëshirën me kushtin e vendosur: “Nëse shpallemi kampion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat