Do të rikthehen tifozët në Serie A?

Futboll

Do të rikthehen tifozët në Serie A?

Më: 23 janar 2021 Në ora: 12:12
Do të rikthehen tifozët në Serie A?

Ministri i Sporteve në Itali, Viçenco Spadafora, ka thënë se është e vështirë që deri në fund të sezonit të shikojmë tifozë në stadiume, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Në një komunikim të fundit për “Rai 3”, Spadafora ka thënë se momentalisht më e rëndësishme është që tani të mendohet për të mos mbyllur sportin fare.

“Unë mendoj se nuk ka shumë mundësi që të shikojmë tifozë në stadium deri në fund të sezonit. Është shumë e ndërlikuar që momentalisht të mendohet rikthimi i tifozëve në shkallët e tribunave.

Dekreti i fundit i qeverisë skadon në mars, por unë mendoj se mbi gjithçka ne duhet të mendojmë që të mos mbyllim sportin. Më pas ne do të shikojmë nëse rikthejmë gradualisht tifozët.”, tha Spadafora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat