Hasani kërkon 14,000 euro në muaj për të firmosur me Partizanin!?

Futboll

Hasani kërkon 14,000 euro në muaj për të firmosur me Partizanin!?

Nga: K.G. Më: 23 janar 2021 Në ora: 13:09
Hasani kërkon 14,000 euro në muaj për të firmosur me Partizanin!?

Futbollisti shqiptar, Ferhan Hasani, është prej me të kërkuarve në fatin kalimtar dimëror. Media maqedone “sportmedia”, ka shkruar se ai kërkon një pagë të mirë mujore. 

“Duket se saga do të përfundojë së shpejti, se ku do të vazhdojë karrierën e tij lojtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Ferhan Buba Hasani.

Gjegjësisht, ai tani është më afër Partizanit nga Tirana, një nga klubet më të mëdha në Shqipëri.

Dje ishte një takim midis njeriut të parë të klubit dhe vetë Buba, pra menaxheri i tij. Sipas mediave të atjeshme, Hasani po kërkon një pagë mujore prej 14,000 euro për të nënshkruar me Partizanin. Kjo do të ishte paga më e madhe e një futbollisti në atë kampionat”, shkruan media maqedonase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat