Pranë largimit nga Roma

Futboll

Pranë largimit nga Roma

Më: 23 janar 2021 Në ora: 13:26
Pranë largimit nga Roma

Edin Xheko dhe Roma një raport që mund të përfundojë në ditët e ardhshme.

Sulmuesi boshnjak i cili prishi çdo marrëdhënie me trajnerin portugez, Paulo Fonseka për arsye të largimit të menaxherit të klubit dhe zyrtarit më të lartë të verdhekuqëve për shkak të zëvendësimeve të gabuara në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Specias dhe Xheko së bashku me Lorenco Pelegrinin lajmëruan se do të bojkotonin stërvitjen dhe përgjigjen e mori nga tekniku portugez për të mos e grumbulluar bomberin në ndeshjen përsëri ndaj Specias, por kësaj rradhe në kampionat.

Xheko që më parë është kërkuar nga Juventus dhe Inter thuhet se me shumë mundësi do të largohet në muajin janar për një destinacion nga njërin nga këto klube.

Zgjidhja e parë është Juventusi që ende kërkon një sulmues, por nuk mbetet pas as Interi që Konte po kërkon një sulmues por mundësitë ekonomike aktualisht skuadra zikaltër nuk i ka duke parë mundësinë e shitjeve të aksioneve dhe një blerje “low-cost” do të ishte më e mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat