Ish mesfushori i Juves transferohet te Verona

Futboll

Ish mesfushori i Juves transferohet te Verona

Më: 23 janar 2021 Në ora: 13:41
Ish mesfushori i Juves transferohet te Verona

Ish mesfushori i Juves transferohet te Verona

Ish mesfushori i Juves transferohet te Verona!

Verona ka njoftuar se ka marrë shërbimet e mesfushorit Stefano Sturaro nga Genoa, teksa transferimi është bërë mbi bazën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, ndërsa 27-vjeçari është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ivan Juriç.

I rritur te Genoa, Sturaro arriti të veshë për disa sezone edhe fanellën e Juventusit, ndërsa në verën e 2019-ës u rikthye në klubin ligur për të qëndruar gjatë, por paraqitja e tij ka ardhur në rënie dhe ka humbur vendin e titullarit.

Nga kjo situatë ka përfituar Verona, që e ka marrë në huazim, me shpresën se gjatë muajve të ardhshëm do të arrijë ta rilindë dhe ta rikthejë në nivele të larta mesfushorin, para se të blejë përfundimisht kartonin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat