Kaosi dhe dyshimet

Futboll

Kaosi dhe dyshimet

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:08
Kaosi dhe dyshimet

Pas kaosit që shpërtheu te Lacio lidhur me kryerjen e tamponëve nga klubi në fjalë, ku pas hetimeve të bëra rezultuan dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e analizave, kryeqytetasit dje vendosën të bëjnë pakt me drejtësinë.

Klubi i Lotitos ka pranuar akuzat, duke larguar hijet e një dënimi të rëndë disiplinor, ndaj do t’ia hedhë vetëm me një gjobë prej 2500 eurosh.

Kujtojmë se pozitiv me Koronavirus rezultoi edhe portieri i Kombëtares, Tomas Strakosha, ku edhe për tamponët e shqiptarit kishte dyshime mbi vërtetësinë e analizave.

Strakosha, së bashku me yllin tjetër të skuadrës, Çiro Imobile, qëndruan të izoluar për 1 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat