Trajneri i Prishtinës: Fitorja i dedikohet 'Plisave'

Futboll

Trajneri i Prishtinës: Fitorja i dedikohet 'Plisave'

Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:29
Trajneri i Prishtinës: Fitorja i dedikohet 'Plisave'

Prishtina fitoi Superkupën e Kosovës pasi triumfoi ndaj Dritës.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 3:1 me takimin që ishte shumë i zjarrtë dhe emocionues.

Pas ndeshjes, deklaratë për KlanKosova dha edhe trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

“Ishin 90 minuta që vendosën dhe jo vetëm pjesa e parë, në 45 minutat e para patëm raste dhe iniciativën. Edhe Drita edhe Prishtina luajtën mirë dhe ishte një ndeshje shumë e bukur edhe për tifozët që ishin këtu.

Fitorja i dedikohet normalisht “Plisave”, të cilat nuk mundën të jenë këtu bashkë me ne për shkak të kushteve që egzistojnë. Referimi ishte fantastik dhe na mundësoi të zhvillonim një ndeshje të mirë për sy”- përfundoi Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat