Xhaka me Arsenalin eliminohen nga Kupa e Anglisë 

Futboll

Xhaka me Arsenalin eliminohen nga Kupa e Anglisë 

Nga: K.Goca Më: 23 janar 2021 Në ora: 15:07
Xhaka me Arsenalin eliminohen nga Kupa e Anglisë 

Skuadra e Arsenalit eliminohet nga FA Cup (Kupa e Anglisë).

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, reprezentues i Zvicrës, u paraqit standard për Arsenalin, por nuk ia dolën në stadiumin "St. Mary's", duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Southampton.

Lojë mjaft e mirë, dominim i “Topçinjve”, por nuk iu mjaftoi. 

Vendasit ia dolën të shënojnë falë autogolit të futbollistit Gabriel në minutën e 24-të, që rezultoi edhe me kualifikim.

Trajneri i Arsenalit, Arteta, gjithsesi se është i dëshpëruar me këtë eliminim, ndërsa Southampton kualifikohet në të tetën e finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat