Drita përgëzon Prishtinën

Futboll

Drita përgëzon Prishtinën

Nga: K.G. Më: 23 janar 2021 Në ora: 15:15
Drita përgëzon Prishtinën

Drita nga Gjilani sot pëson humbje me rezultat 3:1 nga Prishtina, në finalen e Superkupës së Kosovës, që u zhvillua në Antalia.

Bardhekaltrit ishin më të mirë, ndërsa kampioni në fuqi uron Prishtinën për fitore dhe trofeun e parë në edicionin e sivjetshëm.  

“Humbim finalen e Superkupës!

Urime klubit Prishtina ndërsa ne vazhdojmë me fazën përgatitore dhe me ndeshjen e dytë kontrolluese që është me datë 27.01.2021”, shkruan në faqen e FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat