Shkodra falenderon Bërdariç/ Mirënjohje për trajnerin e Vllaznisë për rikthimin e fortë

Futboll

Shkodra falenderon Bërdariç/ Mirënjohje për trajnerin e Vllaznisë për rikthimin e fortë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:32
Tomas Bërdaric

Rezultatet e shkëlqyera dhe arritjet në këto 15 javë e kanë kthyer Tomas Bërdaric në një hero në Shkodër.

Në pamundësi të mbështetjes nëpër stadiume, tifozët e Shkodrës kanë zgjedhur të vendosin urimin me tollumbace në rrugë, për të cilën ai i ka falenderuar në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Kastriotin në shqip.

“Faleminderit….Dhe shpresoj që urimi që më bëtë ju, të arrij t’ju a kthej juve me besimin që më keni dhënë që në fillim për të më mbështetur. Kemi filluar dicka shumë të mirë së bashku dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Në 15 javë ne kemi bërë edhe gabime, kemi pasur luhatjet tona, por ne do të vazhdojmë të mësojmë dhe të ecim përpara”, tha Bërsaric

Ndërkohë sa i përket ndeshjes që do të luajnë ditën e diel me Kastriotin, ka folur futbollisti i Vllaznisë Herald Marku. “Do të jetë një ndeshje kundër një kundërshtari të fortë, unë kam respekt për ta se kam luajtur tek ai ekip, por do të doja që nesër të fitojmë ne”.

Këtë ndeshje por edhe sfidat e tjera të superligës të së dielës, Skënderbeu-Apollonia dhe Kukësi-Bylis do të trasmetohen drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat