Shënoi golin e parë në Serie B, ja vlerësimi për mbrojtësin Arlind Ajeti

Futboll

Shënoi golin e parë në Serie B, ja vlerësimi për mbrojtësin Arlind Ajeti

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:33
Shënoi golin e parë në Serie B, ja vlerësimi për mbrojtësin Arlind Ajeti

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, shënoi golin e parë me fanellën e Rexhianës në Serinë B, në triumfin 2:1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Vinçencës.

Shqiptari arriti të shndërrohej në protagonist, duke nxjerrë ekipin nga kriza e rezultateve negative. Në minutën e 18-të, Ajeti goditi saktë me kokë brenda zonës, duke tundur rrjetën.

27-vjeçari u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Mbrojtësi tentoi vetëm 1 herë portën, ku gjuajta e tij u shndërrua në gol. Për sa i përket dueleve të fituara, Ajeti arriti të triumfonte në 4 nga 9 duelet me kundërshtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat