Milan – Atalanta, formacionet zyrtare

Futboll

Milan – Atalanta, formacionet zyrtare

Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:03
Foto Ilustrim

AC Milan dhe Atalanta do të ndeshen në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.

“Rossonerët” kryesojnë tabelën, por kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për ta, duke marrë parasysh faktin që Atalanta është njëra nga skuadrat me formën më të mirë në vitet e fundit në Itali.

Në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe Mario Mandzukic, këtë e konfirmoi edhe trajneri Stefano Pioli, por Fikayo Tomori nuk do të paraqitet, pasi kjo ndeshje erdhi shpejt për të.

Për Atalantën pritet të mungojë, Mario Pasalic nga një lëndim, ndërsa Papu Gomez nuk do të paraqitet shkaku i situatës së krijuar me klubin.

Për Milanin, nuk do paraitet Saelemaekers nga kartoni i kuq, Romagnoli, Gabbia, Bennacer dhe Calhanoglu i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Milani qëndron në vendin e parë me 43 pikë, ndërsa Atalanta ka 33 pikë total dhe renditet në pozitën e gjashtë.

Formacionet zyrtare të klubeve

AC Milan: Donnarumma; Calabria, Kalulu, Kjaer, Hernandez; Tonali, Kessié; Castillejo, Meite, Leao; Ibrahimovic.

Atalanta: Gollini; Toloi, Romero, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina, Ilicic; Zapata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat