Ja si vlerësohet Kumbulla

Futboll

Ja si vlerësohet Kumbulla

Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:21
Ja si vlerësohet Kumbulla

Roma fiton, por ende nuk i qetëson kritikët. Verdhekuqtë mposhtën Specian me rezultatin 4-3 teksa kjo javë ka qenë tepër kaotike për sa i përket eliminimit nga Kupa e Italisë, shkarkimit të dy zyrtarëve të klubit, ecurisë së keqe në kampionat, mosmarrëveshje të brendshme etj.

Në fushë ishte dhe mbrojtësi i Shqipërisë Marash Kumbulla. 20-vjeçari u vlerësua me notën 6.4 nga “Sofa Score” për performancën e sotme.

Ndaj Specias, Kumbulla bëri 1 ndërhyrje të saktë dhe 3 kapje topi, ndërsa fitoi dy dyluftime në fushë dhe dy në ajër, si dhe kreu dy spastrime. Megjithatë, performanca e tij dhe mbrojtjes nuk ka qenë në lartësinë e duhur duke treguar mungesë përqëndrimi në 3 golat e pësuar.

Sidoqoftë, kjo fitore vjen në momentin e duhur për Romën duke shpaguar eliminimin në tavolinë nga Specia ditën e martë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat