Nga Maqedonia e Veriut e bëjnë të kryer, “Buba” Hasani i Partizanit

Futboll

Nga Maqedonia e Veriut e bëjnë të kryer, “Buba” Hasani i Partizanit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:23
Nga Maqedonia e Veriut e bëjnë të kryer, “Buba” Hasani i Partizanit

Partizani bën goditjen e madhe në merkato ne janarit. Klubi i kuq, sipas informacioneve që vijnë nga Maqedonia e Veriut, ka arritur të sigurojë shërbimet e Ferhan Hasanit, ish-sulmuesin e Shkëndijës së Tetovës, me të cilin drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, është takuar ditët e fundit.

“Buba”, shkruan “infOSport.mk”, e ka pranuar ofertën e Partizanit e tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi i kuq.

“Buba” mësshet se ka pranuar të firmosë për një vit e gjysmë për 16 herë kampionët e Shqipërisë. 30-vjeçari do të jetë pa dyshim ndër më të paguarit e Superiores.

Vitin e fundit “Buba” Hasani ishte pjesë e Helsingin Jalkapalloklubi në Finlandë e tashmë për herë të marrë në karrierë do të provojë të fitojë titull kampion në Kategorinë Superiore.

Te Partizanit 30-vjeçari do të gjejë Stenio Juniorin, me të cilin njihet mirë, pasi kanë luajtur bashkë te Shkëndija e Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat