Uzuni një “snajper”, shmang humbjen e Ferencvarosit

Futboll

Uzuni një “snajper”, shmang humbjen e Ferencvarosit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 19:30
Uzuni një “snajper”, shmang humbjen e Ferencvarosit

Myrto Uzuni shmang humbjen e Ferencvarosit në javën e 16-të të Ligës së Parë të Hungarisë.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin e barazimit 1-1, në minutën e 82-të, në sfidën me Akademinë Pushkash në transfertë. Më herët, për vendësit kishte shënuar Slagveer.

Beratasi ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje të lirë, paksa prirët më portë, me topin që përfundoi aty ku bashkohet shtylla me traversën, pa i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit, i cili mbeti i palëvizur. Pavarësisht mungesës së fitores, Ferncvarosi mbetet i pari në klasifikim, me 10 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

Ky ishte goli i tretë në kampionatin aktual për 25-vjeçarin, i cili ka shënuar po tre gola edhe në aventurën e ekipit hungarez në Champions.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat