Milani turpërohet në San Siro

Futboll

Milani turpërohet në San Siro

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:05
Foto Ilustrim

Milani është mposhtur në shtëpi nga Atalanta me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.

Rossonerët kanë shijuar tashmë edhe humbjen e dytë këtë sezon, duke u mposhtur në San Siro nga klubi nga Bergamo, pas humbjes disa javë më parë nga Juventusi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me mysafirët për një nuancë më të mirë dhe më konkret duke gjetur edhe golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 26-të dhe ishte mbrojtësi Cristian Romero, i cili shënoi me kokë për 0-1.

Në pjesën e dytë përsëri u zhvillua lojë pak a shumë e barabartë, por Atalanta ishte shumë më e disponuar për lojë duke shënuar edhe dy gola.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 53-të me anë të Josip Ilicic, i cili shënoi nga penalltia për 0-1, ndërsa Duvan Zapata (77’) shënoi për 0-3 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Atalanta ngjitet në pozitën e katërt me 36 pikë, ndërsa Milani mbetet i pari me 43 pikë apo dy më shumë se Interi i dyti.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët udhëtojnë te Bologna, ndërsa Atalanta e pret Lazion. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat