Interi nuk përfiton nga humbja e Milanit, barazon me Udinesen

Futboll

Interi nuk përfiton nga humbja e Milanit, barazon me Udinesen

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:10
Foto Ilustrim

Interi ka marr një barazim ndaj Udineses me rezultat 0-0 në kuadër të javës së 19-të të Serie A.

Ndeshja mes Udinese dhe Interit doli të jetë e fortë, me të dy skuadrat që luftuan për objektivin e tyre që kishin, vendasit për barazimin, mysafirët për fitoren.

Interi shënoi që në minutën e 8-të me Lautaro Martinez, por u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Udinese u kundërpërgjigj me Jens Stryger Larsen në minutën e 22-të, por pa sukses.

Interi kishte raste dhe me Martinez dhe Nicolo Barella, por sërish fati nuk ishte me skuadrën zikaltër.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Udinen, ku Roberto Pereyra rrezikoi në minutën e 56-të.

Interi rastin më të mirë në pjesën e dytë e kishte me Achraf Hakimin në minutën e 75-të, por topi kaloi ngjitur me shtyllën.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe ndeshja u mbyll baras.

Interi nuk përfitoi nga gabimi i Milanit, ku tani me 41 mbetet në vendin e dytë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat