Sociedad lëshon fitoren nga dora, Januzaj pak minuta në lojë

Futboll

Sociedad lëshon fitoren nga dora, Januzaj pak minuta në lojë

Nga: K.G. Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:27
Sociedad lëshon fitoren nga dora, Januzaj pak minuta në lojë

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, me Sociedadin, si vendas barazuan me rezultat 2:2 me Betisin.

Sociedad në fund lëshon fitoren nga dora, kur ishin në epërsi me 2:0 deri në minutën e 86-të. 

Futbollistët Isak (48') e Oyarzabal (57') shënuan për Sociedadin dhe për Betisin shënuan Canales (86’) e Joaquin (90+2’).

Januazaj u paraqit nga minuta e 83-të për Sociedadin dhe nuk patën fat që t’i ndalin tre pikë si vendas.

Pas javës së 20-të, Sociedad zë vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Betis është në pozitën e 8-të me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat