"Disa gola janë të shpikur”, ja kush e thotë

Futboll

"Disa gola janë të shpikur”, ja kush e thotë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 20:33
Pele

Kush është golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave?

Një pyetje e thjeshtë, por që është shumë e komplikuar t’i japësh një përgjigje, veçanërisht për sa i takon golave të shënuar nga dy legjende të futbollit botëror: Josef Bican dhe Pele.

Nëse 760 golat e Cristiano Ronaldo-s janë të gjithë të dokumentuar, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ato të austro-çekosllovakut dhe brazilianit.

Mjafton të mendohet se federata çeke sapo ka zbuluar gola të tjerë të Bican që, sipas llogarive të Pragës, ka shënuar 821 gola dhe jo 759. Akoma më keq shkojnë gjërat për O Rey. Ka nga ata që thonë 757, disa që thonë 767 dhe të tjerë, si vetë kampioni brazilian, nuk kanë dyshime: golat e Pele janë 1283.

Shumë nuk janë dakord. Duke filluar nga anglezi Jason Cundy, ish-mbrojtës i Chelsea-tdhe kombëtares Under-21 angleze, që është bërë më i famshëm si opinionist dhe prezantues sesa si futbollist.

“Nuk e kam parë kurrë Pele të luajë dhe nuk janë shumë ata që e kanë parë që janë akoma gjallë. Nuk them se Pele ka qenë një lojtar i keq, nuk e kam thënë kurrë”.

“Por disa nga golat e tij janë të shpikur. Është si të luash golf me persona që i mbajnë vetë pikët, besoj se Pele ka bërë një gjë të tillë”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat