Ronaldo dhe Messi refuzuan shumë para për ta promovuar Arabinë Saudite

Futboll

Ronaldo dhe Messi refuzuan shumë para për ta promovuar Arabinë Saudite

Më: 23 janar 2021 Në ora: 21:19
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Cristiano Ronaldo ka refuzuar një shumë të madhe parash nga Ministria e Turizmit e Arabisë Saudite

Ata i kishin kërkuar që të bënte promovim të vendit të tyre si destinacion për pushime dhe atij i ishin ofruar gjashtë milionë euro për vit.

Sipas The Telegrapfh, sulmuesi i Juventusit e kishte shqyrtuar këtë ofertë.

Si pjesë e ofertës, Ronaldo do të shfaqej në reklama dhe do t’i kërkohej që ta vizitojë vendin.

Gazeta britanike po ashtu ka raportuar që edhe përfaqësuesve të Lionel Messi i ishte ofruar oferta dhe mundësia e njëjtë.

Kjo nuk është hera e parë që Arabia Saudite dëshiron të promovohet përmes futbollit, madje më 2020 ata kishin mirëpritur në vend edhe Superkupën e Spanjës.

Ata po përpiqen që ta lansojnë një kampanjë, “Vizito Saudinë”, por refuzimi ndërlidhet më shumë për shkak të numrit të madh të shkeljes së të drejtave të njeriut që bën ky vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat