Real Madrid “vëzhgues”, Mbappe fillon negociatat për kontratë të re me PSG

Futboll

Real Madrid “vëzhgues”, Mbappe fillon negociatat për kontratë të re me PSG

Më: 23 janar 2021 Në ora: 21:49
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka folur pas fitores 4-0 të Paris Saint-Germain kundër Montpellier të premten duke folur për të ardhmen e tij me klubin francez

Fituesi i Botërorit ka thënë se ai është në negociata për ta vazhduar kontratën me klubin, kështu që, nëse arrihet një marrëveshje e re, klubet e tjera ta harrojnë që do të sigurojnë shërbimet e tij dhe ai do të jetë pjesë e PSG-së edhe për disa vite tjera.

Tërë vëmendja, natyrisht, është të Real Madridi, ku ata janë duke shikuar situatën e kontratës së sulmuesit dhe janë duke e përcjell atë që disa kohë tashmë.

Mbappe ka dashur që të hesht thashethemet. Ka pas shumë spekulime për të ardhmen e tij javëve të fundit dhe shumë shkrimë për formën e tij, dëshirën e tij të luajë diku tjetër madje është folur edhe për marrëdhëniet e tij me trajnerin e ri Mauricio Pochettino.

Real Madrid sigurisht janë të interesuar në lojtarin, por gjithmonë kanë thënë se çdo lëvizje do të bëhet përmes kanaleve të duhur duke folur me pronarët e PSG.

Njerëzit në stadiumin Santiago Bernabeu e dinë që nëse nuk do të këtë marrëveshje në mes të Mbappe dhe PSG dhe nëse ai është në treg atëherë Los Blancos do të ishin klubi i parë që do të kontaktonin, pasi që ata kanë marrëdhënie të mira me klubin francez.

Florentino Perez e di mirë situatën e Mbappes. Gjëja e parë që Real Madridi që do të përballet janë problemet financiare ku ata momentalisht janë keq. Klubi, pikë së pari duhet të dal nga kjo klimë e keqe financiare që është krijuar nga pandemia e koronavirusit nëse dëshirojnë të shpenzojnë paratë për të ndërtuar një skuadër rreth sulmuesit francez.

Skuadra parisienë nuk është që nuk është prekur nga Covid-19, flitet se kanë më shumë se 200 milionë euro humbje.

Kështu që e tërë çfarë mund të bëj në këtë moment Real Madridi është të vezhgojë situatën dhe lajmet nga Parisi për situatën e kontratës së lojtarit.

Faktori Messi

Kështu që, kalimi i Lionel Messi në Paris do të rriste shifrat për paga të kampionët francez.

Drejtori sportiv, Leonardo i tha L’Equipe këtë javë që ata tashmë janë duke hasur në shumë vështirësi që të paguajnë pagat e dy yjeve të tyre, Neymar dhe Mbappe. Kjo do të thotë se nëse ata e dëshirojnë argjentinasin në skuadër në Paris atëherë dikush duhet të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat