Conte: Gjyqtari më përjashtoi pasi nuk u pajtova me vendimin e tij

Futboll

Conte: Gjyqtari më përjashtoi pasi nuk u pajtova me vendimin e tij

Më: 23 janar 2021 Në ora: 21:54
Foto Ilustrim

Banka e Interit është përplasur ashpër me fjalë me gjyqtarin e sfidës me Udineses, Fabio Maresca.

Protestat e trajnerit Antonio Conte dhe ndihmësve të tij ndaj gjyqtarit kanë vazhduar dhe në tunelin e stadiumit “Dacia Arena”.

Maresca akordoi katër minuta shtesë në këtë ndeshje që u mbyll 0-0, por Conte kur i pa, protestoi në shenjë pakënaqësie.

Gjyqtari i tërhoqi fillimisht vërejtje trajnerit, por kur ai nuk u ndal, Maresca e përjashtoi me karton të kuq.

Conte i ka thënë gjyqtarit pas ndëshkimit disa herë: “Gjithmonë, je ti Maresca!”, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur “Duhet të dish si të pranosh rezultatin edhe kur gabon”.

Ndëshkimit të gjyqtari nuk i ka shpëtuar as drejtori teknik i Interit, Gabriele Oriali.

Sipas mediave italiane, protestat e stafit teknik të Interit kanë vazhduar edhe në tunelin e stadiumit.

Conte ka folur pas ndeshjes, duke treguar se çfarë ndezi grindjen e tij me gjyqtarin Maresca.

“Ne patëm një mosmarrëveshje në lidhje me minutat shtesë që ia dha”.

“Gjyqtari njëherë më ndëshkoi, pastaj vendosi të më përjashtonte. Mendova se katër minuta nuk ishin të mjaftueshme. Pastaj gjyqtari merr vendimet e tij dhe ne duhet t’i pranojmë ato, edhe nëse nuk pajtohemi me ato vendime”, ka thënë Conte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat