Pioli: Atalanta e meritoi fitoren

Futboll

Pioli: Atalanta e meritoi fitoren

Më: 23 janar 2021 Në ora: 22:13
Pioli: Atalanta e meritoi fitoren

Atalanta ka mposhtur Milanin në “San Siro” në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A.

Milani humbi ndeshjen me rezultatin 0-3, golat për mysafirët i shënuan Romero, Ilicic dhe Zapata.

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka uruar skuadrën kundërshtare për paraqitjen e mirë.

“Atalanta ka luajtur mirë dhe e ka merituar fitoren sot”, tha ai.

“Kemi nisur ndeshjen mirë, fatkeqësisht kemi humbur disa mundësi të mira, goli i dytë e mbylli ndeshjen dhe nuk duhej të ishte kështu sepse kishte shumë lojë për tu zhvilluar”, shtoi ai.

“Ata ishin më të mirë se ne sonte, por ne jemi të fortë megjithatë. Skuadrës i kam thënë se kemi pasur një kundërshtar të fortë dhe shpresat duhej mbajtur deri në fund”, tha Pioli.

“Tani kemi nevojë të rikuperohemi dhe të kemi besim sepse kemi demonstruar që kemi kualitet. Skuadra është e vetëdijshme për humbjen e sotme, e dimë çfarë duhet bërë në ndeshjet e ardhshme”, përfundoi Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat