Kanë ‘harruar’ se si është të luash në ‘Camp Nou’ – Barcelona tetë ndeshje radhazi si mysafir

Futboll

Kanë ‘harruar’ se si është të luash në ‘Camp Nou’ – Barcelona tetë ndeshje radhazi si mysafir

Më: 23 janar 2021 Në ora: 22:50
Foto Ilustrim

Një statistikë sa interesante, aq edhe e çuditshme është ajo e Barcelonës këtë vit.

Kjo pasi Barcelona nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje në vitin 2021 në stadiumin “Camp Nou”.

Në të gjitha sfidat që ka pasur deri tani ka qenë jashtë stadiumit të tyre, përfshirë këtu edhe dy duelet në Superkupën e Spanjës që u zhvilluan në vende neutrale.

Deri tani Roenald Koeman dhe futbollistët e tij kanë luajtur gjashtë ndeshje jashtë shtëpisë, por nuk ka përfunduar me kaq.

Edhe në dy ndeshjet e radhës Barceona do të jenë gjashtë fushe, pikërisht ndaj Elches dhe Rayo Vallecanos.

Në fundjavën e ardhshme, më në fund Barcelona do të rikthehet në “Camp Nou”, pas një muaji dhe do të përballet me Athletic Bilbaon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat