Ilicic: Fituam ndaj ekipit më të mirë në Itali, jam i lumtur

Futboll

Ilicic: Fituam ndaj ekipit më të mirë në Itali, jam i lumtur

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:52
Josip Ilicic

Protagonisti kryesor në fitoren e Atalantas ndaj Milanit në “San Siro”, Josip Ilicic, është shrpehur i kënaqur me ndeshjen e zhvilluar.

Protagonisti kryesor në ndeshjen ndaj Milanit, Josip Ilicic, ka shrpehur kënaqësinë e tij për fitoren ndaj Milanit, ai u ndal të flasë edhe për jetën personale për të cilën e cilësoi se është në gjendje të mirë mendore.

“Ne patëm një ndeshje shumë të mirë, pasi patëm shumë shanse, u mbrojtëm mirë dhe fituam kundër ekipit më të fortë në Itali tani, liderëve. Ne vërtetuam se meritojmë të jemi këtu, kështu që nëse luftojmë, vrapojmë dhe shtojmë cilësinë, mund të bëjmë gjëra të mëdha bashkë”, tha ai.

“Ne kemi bërë gjëra të mrekullueshme tashmë, dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë ato, duhet ta ruajmë këtë intensitet dhe të vazhdojmë të përmirësohemi, sepse dikush gjithmonë mund të bëjë më mirë”, shtoi ai.

Ilicic u pyet nëse ai është një artist i futbollit, ai komentoi betejën e vitit të kaluar me depresionin.

“Ndihem si një njeri shumë i lumtur sepse mund të luaj futboll, është gjëja që unë dua më së shumti përveç familjes time. Ndoshta më duhet të përmirësohem para golit, kam një ide në kokën time në sekondën e fundit dhe e ndryshoj mendimin dhe nuk godas topin, kështu që duhet të jem më i vendosurnë këtë aspekt”, tha Ilicic.

“Siç thashë, unë jam një njeri i lumtur. Shpresoj që gjërat që po ndodhin do të kalojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Falënderoj Zotin, po bëj atë që dua”, përfundoi Josip Ilicic.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat