Dede: Laçi është një ekip shumë i fortë

Futboll

Dede: Laçi është një ekip shumë i fortë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 11:55
Dede: Laçi është një ekip shumë i fortë

Humbja në derbi “djeg” por trajneri i Tiranës Nevil Dede ka bërë thirrje që bardheblutë të lënë pas krahëve gjithçka dhe të mendojnë për sfidën e radhës, nesër ndaj Laçit. Në konferencën e zakonshme për shtyp, tekniku bardheblu ka vlerësuar përballjen me kurbinasit dhe ka kërkuar fitoren nga ekipi I tij.

Si është situate në kampion bardheblu pas derbit?
Mendoj se ditët janë shumë të pakta për të përgatitur një ndeshje. Unë jam i bindur se grupi është i bashkuar dhe do e hedhim pas krahëve atë humbje ndaj Partizanit. Historia shkruhet ne nuk e mohojmë dot atë. Patëm një rezultat jo të mirë që nuk e prisnim. Pavarësisht kësaj në do të shikojmë përpara dhe vetëm kështu ne mund të jemi ata që duhet të bëjnë më të mirën për klubin, nga unë dhe te skuadra. Me pak fjalë do them se grupi është i bashkuar dhe në harmoni.

Sa e vështirë do të jetë përballja me Laçin?
Laçi është një ekip shumë i fortë, ka vite në Superiore janë gjithmonë më shumë konkurrues dhe të hapin vështirësi. Sivjet janë përforcuar shumë, por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund t’ia dalim. Luajmë çdo ndeshje për të marrë maksimumin. Punojmë me këtë qëllim dhe do luftojmë edhe nesër.

Sa do të ndikojë mungesa e Bathës?
Unë e thashë edhe pas derbit, që ka një peshë të madhe, pasi është lider dhe kapiten i skuadrës. Megjithatë ne nuk e kthejmë dot kohën pas dhe duhet të gjejmë zgjidhjet te grupi për ta zëvendësuar. Grupi duhet të bëhet më i fortë për ta dubluar atë pozicion. Të jem i sinqertë , pres që Celhaka të rikthehet në maksimum. Është një djalë që ka dhënë shumë, mezi pret të zbresë në fushë. Kemi edhe një seancë stërvitore për të parë se kush do të luajë. Të dyja alternativat, Najdovski dhe Celhaka qëndrojnë, por nuk mund ta vendos pa përfunduar seanca stërvitore.

Si është gjendja e sulmuesit finlandez?
Është një investim shumë i madh i klubit. AI mund të luajë edhe që nga minuta e parë. Por seancat e pakta që ka pasur me ne, na bëjnë që të mendojmë se sa minuta do i japim në ndeshje. Mund të jetë një surprizë aktivizimi i tij nga minuta e parë.

Keni keqardhje për rastin që humbi Seferi në derbi?
Ai bëri shumë mirë, shërbeu për skuadrën. Përgjigja naive e tij, nuk do të thotë se ai nuk donte të shënonte. Mungesa e minutave, bëri që ai të mos e dërgonte në rrjetë.

A do të kënaqeshit me një pikë sot ndaj Laçit?
Për Tiranën nuk është e mjaftueshme asnjëherë barazimi. Për tifozët tanë, duhet gjithmonë më shumë gola. Ne luajmë gjithmonë për fitore. Tirana ka organikë për të mposhtur çdo skuadër në Superiore. E ardhmja është e sigurt në këtë klub, pasi kemi shumë lojtarë të rinj dhe të mirë në çdo pozicion. Mungesat kanë qenë të mëdha. Rikthimet e tyre, do na ndihmojnë shumë. Mund të bënim më mirë deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat