Murati shkëput kontratën me Drenicën

Futboll

Murati shkëput kontratën me Drenicën

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:23
Murati shkëput kontratën me Drenicën

Almedin Murati po largohet nga Drenica.

Sulmuesi 25 vjeçar dhe klubi nga Skënderaj kanë arritur marrëveshjen që me pëlqim të dyanshëm ta ndërprejnë bashkëpunimin.

Murati pritet ta shkëpus sot kontratën me KF Drenicën.

Një gjë të tillë për “Gazetën Olle” e ka konfirmuar edhe agjenti i futbollistit, Urim Sejdiu.

“Sot besoj që do të përfundojë gjithçka, me klubin dhe futbollistin që kanë arritur marrëveshje të dyanshme, kemi oferta të shumta dhe besoj që brenda pak ditësh sulmuesi do të prezantohet tek skuadra e re” – u shpreh Sejdiu.

Murati përveç si qendërsulmues paraqitet jo rrallë herë edhe në pozicionin e mesfushorit ofenziv.

Ai është paraqitur në 13 ndeshje të stinorit vjeshtor, teksa ka realizuar dy gola dhe ka bërë disa asistime.

Murati më parë ka luajtur edhe për Dritën dhe Vllazninë e Pozheranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat