Nikaj: Kam drejtuar 3 nga 10 klubet më të mira në Kosovë

Futboll

Nikaj: Kam drejtuar 3 nga 10 klubet më të mira në Kosovë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:48
Nikaj: Kam drejtuar 3 nga 10 klubet më të mira në Kosovë

Samuel Nikaj po vazhdon me sukses aventurën e këtij sezoni tek Burreli, pasi bëri namin disa vite më parë në Kosovë.

Gjatë kohës sa ai ishte në futbollin kosovar menaxhoi disa prej skuadrave më të mëdha vendore, duke i rikthyer ato në Superligë dhe duke marrë epitetin si “Specialist i Ligës së Parë”, por duket se atij prapë se prapë i ka mbetur një peng.

Nikaj është “pishman” që nuk ka drejtuar asnjëher skuadrën e Vëllaznimit.

Në një intervistë për “Sheshin” ai ka pohuar një gjë të tillë.

“Unë jam pritur mirë nga në Kosovë, si nga kolegët, po ashtu edhe nga mediat, ndaj shfrytëzoj rastin t’i falenderoj.

Kam drejtuar 3 nga 10 klubet më të mira në Kosovë, por kam peng që nuk kam arritur ta drejtoj Vëllaznimin e Gjakovës, pasi që për disa herë ishim shumë afër arritjes së marrëveshjes. Por, të ardhmes nuk i dihet dhe mund të rikthehem prap në kampionatin e Kosovës, megjithëse tani jam shumë mirë te ekipi që gjendem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat