Fenerbahce ka pyetur fansat për t’i ndihmuar me fonde në transferimin e Ozilit

Futboll

Fenerbahce ka pyetur fansat për t’i ndihmuar me fonde në transferimin e Ozilit

Më: 24 janar 2021 Në ora: 16:28
Mesut Ozil

Fenerbahce tashmë e ka mbyllur transferimin e Mezut Ozilit nga Arsenali, mirëpo kishte një kërkesë për tifozët e tyre.

Skuadra turke e prezantoi mesfushorin turko-gjerman si lojtar të tyre, mirëpo fillimisht ata kishin kërkuar ndihmë nga përkrahësit e tyre.

Kryesia e klubit u ka kërkuar tifozëve që të dhurojnë aq sa kanë mundësi për të paguar pagën e Ozilit për aq vite sa do të qëndrojë ai atje.

Mesfushori do të fitojë 15 milionë euro gjatë qëndrimit të tij te Fenerbahce, e që tifozët thuhet se kanë filluar të mbledhin shumën.

“Kemi një kërkesë për tifozët tanë”, ka thënë presidenti i klubit Ali Koc. “Ju lutemi të vazhdoni të na përkrahni, ne po ashtu kërkojmë mbështetje financiare”.

“Në ditën e transferimit (të Ozilit), ne do ju kërkojmë që të thyeni rekordin. Do fillojmë një kampanjë përmes mesazhave”.

“Ndoshta 300,000 mijë, 500,000, ose miliona mesazhe që do të na bëjnë bashkë. Kjo mbështetje do na mbështetë shumë”, ka shtuar më tej ai.

Çdo sms do të kushtojë rreth dy euro dhe ai duhet të dërgohet në numrin 1907, viti kur është themeluar Fenerbahce. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat