Nëntë gola në sfidën Trepça ’89-Feronikeli

Futboll

Nëntë gola në sfidën Trepça ’89-Feronikeli

Nga: K.G. Më: 24 janar 2021 Në ora: 16:35
Nëntë gola në sfidën Trepça ’89-Feronikeli

Trepça ’89 nga Mitrovica ka shënuar fitore me rezultat 5:4 kundër Feronikelit, në miqësoren e futbollit. Nëntë gola në këtë sfidë, një efikasitet i lartë.
  
“Sot në ambientet e “Tropikal Resort” Durrës, u luajt ndeshja testuese ndaj FC Feronikelit ku “minatorët” triumfuan me rezultat 5-4.

Minatorët u gjendën në disavantazh në minutën e parë ku pastaj barazuam nëpërmes Happy Mashau por Happy Mashau dyfishoj rezultatin duke shënuar dhe golin e dytë kështu mbaroj dhe pjesa e parë.

Në pjesën e dyte Arbnor Muja i 89-shit dha dy golësh për të quar rezultatin në 4:1, Feronikeli quan rezultatin në 4:3 ku pastaj Rilind Nimani shënoj për 5:3 dhe në fund djelmoshat e Feronikelit shënuan përsëri për rezultatin final 5:4.

Një ndeshje mjaft e rrjedhshme me raste të shumta dhe gola mjaft të bukur”, njofton faqja e klubit mitrovicas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat