Ibrahimovic vazhdon t’i befasojë tifozët e Milanit – tani rruan kokën tërësisht

Futboll

Ibrahimovic vazhdon t’i befasojë tifozët e Milanit – tani rruan kokën tërësisht

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:02
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është duke shpërthyer edhe në këtë edicion te Milani.

Sulmuesi suedez ka arritur të krijoj një skuadër tejet të suksesshme te Rossonerët, e që aktualisht janë lider në Serie A.

Por, Ibrahimovic tashmë ka befasuar tifozët e Milanit edhe me llukun e tij, duke vendosur që të bëjë disa ndryshime në flokët e tij.

Suedezi ka vendosur që t’i heq flokët komplet, e që natyrisht se është një befasi nga ai pasi gati gjatë gjithë karrierës së tij ka pasur flokët e gjata.

Ibrahimovic aktualisht në këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë një asistim, e është për t’u befasuar edhe në këtë aspekt duke ditur se është 39-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat