Muller, Lewandowski dhe Alaba, ia sigurojnë fitoren Bayernit

Futboll

Muller, Lewandowski dhe Alaba, ia sigurojnë fitoren Bayernit

Nga: K.G. Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:20
Muller, Lewandowski dhe Alaba, ia sigurojnë fitoren Bayernit

Bayerni nga Munihu kthehet me tri pikë të mëdha nga stadiumi "Veltins Arena" në Gelsenkirchen.  Bayerni ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Schalke 04, në kuadër të javës së 18-të në Bundesliga I. 

Bavarezët thellojnë edhe më shumë epërsinë në kreun e tabelës. Thomas Muller në minutën e 33-të e 88-tën, Robert Lewandowski në atë të 54-tën dhe David Alaba (90'), shënuan për Bayernin. 

Bayerni kryeson me 42 pikë, ka 7 më shumë se Leipzig, ndërsa Schalke është në fund me 7 pikë.

Lewandowski kryeson listën e shënuesve me 23 gola, ka 9 më shumë se Haaland i Dortmundit dhe Silva i Eintrachtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat