Lewandowski hyn në historinë e futbollit botëror dhe gjerman

Futboll

Lewandowski hyn në historinë e futbollit botëror dhe gjerman

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:26
Lewandowski hyn në historinë e futbollit botëror dhe gjerman

Robert Lewandowski shënon disa arritje të tjera statistikore në karrierën e tij.

“Bomberi” polak i Bayern Mynihut shënoi sot kundër Shalke 04 golin e 500-të në karrierë duke u bërë i katërti futbollist në aktivitet që arrin një shifër të tillë.

Yjet e tjerë që e kanë kaluar këtë shifër janë Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviç.

32-vjeçari vendosi dhe dy rekorde të tjerë në Bundesligë.

Ai bëhet futbollisti i parë që shënon në 8 ndeshje radhazi jashtë fushe të kampionatit gjerman si dhe në 11 përballje radhazi me Schalken, ai ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat