Valëza Rama- sportiste e vitit 2020

Futboll

Valëza Rama- sportiste e vitit 2020

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:29
Valëza Rama- sportiste e vitit 2020

Valëza Rama nga Klubi i Gjimnastikës “Elita” është shpallur sportiste e vitit 2020, kurse sportist i vitit është shpallur Elvis Çitaku nga Klubi i “Universitetit”

Federata e Gjimnastikës e Kosovës të shtunën ka shpallur më të mirët e vitit 2020. Në fillim të ceremonisë për shpalljen e më të dalluarve për vitin që e lamë pas, kryetari FGjK-së, Besim Halilaj, ka falënderuar të gjithë sportistët, trajnerët, prindërit, MKRS-në, KOK-un, Departamentin e Sportit dhe mediat për kontributin e dhënë për zhvillimin dhe avancimin e sportit të gjimnastikës në vendin tonë.

Njëshi i gjimnastikës në Kosovë ka njoftuar se së shpejti do të fillojë bashkëpunimi në mes të FGjK-së dhe Federatës së Gjimnastikës së Kroacisë si dhe themelimi i  një lige ballkanike.

Valëza Rama nga Klubi i Gjimnastikës “Elita” është shpallur sportiste e vitit 2020, kurse sportist i vitit është shpallur Elvis Çitaku nga Klubi i “Universitetit”.  Gjimnastja elitare Valëza Rama, po ashtu, me vlerësim pikësh është shpallur kampione e Kosovës në gjimnastikën artistike, kurse nënkampione është shpallur Vilëza Zeqiri. Vendin e tretë ka zënë Rizonë Mustafa po nga Klubi i “Elitës” nga Prishtina.

Sportiste e vitit për kategorinë Para-Yllka është shpallur Dielllona Azemi nga Klubi “Fushë Kosova” si dhe janë shpallur shpresat olimpike për këtë kategori: Elma Gashi (Kulina), Tara Dejta (Kulina), Dorlea Sherifi (Ferizaj), Jora Gërvalla (Omnisport), Una Kajtazi (Omnisport). Në kategorinë Yllka sportiste e vitit është shpallur Vlera Gërguri (Fushë-Kosovë), derisa shpresa olimpike janë shpallur: Jara Hasolli (Fushë Kosova), Fllanza Imeri (Kulina), Eriona Arifi (Ferizaj), Olisa Arifi (Elita), Liza Lohaj (Ferizaj), Riana Fejzullahu (Elita), Norana Sejdiu (Ardhmëria), Leona Berisha (Elita), Vesa Sadiku (Ferizaj), Erisa Gashi (Kulina). 

Sportiste e vitit në kategorinë Para-Pioniere është shpallur gjimnastja e klubit “Elita”, Bora Hoti. Shpresat olimpike në këtë kategori janë shpallur: Albiona Shabani (Vushtrri), Elena Sefa (Elita), Erza Obrazhda (Ferizaj), Elda Krasniqi (Universiteti), Eliza Ramadani (Halil Alidema). Në kategorinë pioniere është shpallur Valëza Rama nga klubi “Elita”, derisa shpesa olimpikë janë shpallur: Vilëza Zeqiri (Elita), Yvesa Islami (Ferizaj), Elena Manxholli (Fushë Kosovë), Jarita Bislimi (Elita), Edisona Aliu (Ferizaj), Sara Maliqi (Omnisport). Në kategorinë junior më e mira është shpallur Lisa Zeqiri nga klubi “Elita”, derisa sportiste të dalluara janë shpallur: Ornela Karaliti (Ferizaj), Aksel Murtezi (Halil Alidema), Eljesa Kaçiu (Universiteti), Xhevrije Fetahu (Fushë Kosovë), Anita Mustafa (Ferizaj), Erinesa Qamili (Ferizaj). Rizonë Mustafa nga klubi “Elita” është shpallur sportiste e vitit në kategorinë seniore, kurse Fitore Rudari e Klubit “Elita” është shpallur sportiste e dalluar.

Akil Hetemi i Klubit “Ferizaj” është shpallur sportit i vitit në kategorinë fatosat. 

Në kategorinë Para-Pionierë është shpallur sportist i vitit Aris Mernica nga Klubi “Vushtrria”, kurse sportistë të dalluar janë shpallur Dite Behluli (Omnisport) dhe Vincenzo Del Re (Omnisport). Në kategorinë e pionierëve është shpallur më i miri Artur Merovc “Vushtrri”. Në kategorinë juniorë sportist i vitit është shpallur Taulant Ramadani nga Klubi “Ferizaj”.

Në kategorinë seniorë sportist i vitit është shpallur Elvis Çitaku nga Klubi “Universiteti”, kurse sportist të dalluar janë shpallur Dijon Mahmuti nga Klubi “Ferizaj”, Elion Vitia nga Klubi “Universiteti”, Aid Hoxha nga Klubi “Universiteti” dhe Ardi Halili nga Klubi “Ferizaj”.

Abeliana Bregu është shpallur trajnerja më e mirë e vitit 2020 në gjimnastikën artistike për femra, kurse Amir Tahiraga është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2020 në gjimnastikën artistike për meshkuj. Gjyqtari i vitit 2020 në gjimnastikën artistike për femra dhe meshkuj është shpallur Arlind Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat