Bllazheviqi i kishte habitur të gjithë me një deklaratë për Prishtinën dhe Ajet Shoshollin

Futboll

Bllazheviqi i kishte habitur të gjithë me një deklaratë për Prishtinën dhe Ajet Shoshollin

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2021 Në ora: 18:27
Mirosllav Çiro Bllazheviq dhe Ajet Shosholli në stadiumin e Prishtinës

Trajneri i famshëm kroat, Mirosllav Çiro Bllazheveq, nuk e harron në asnjë formë periudhën e vitit 1985 përkatësisht pranverën e zjarrtë, si trajner i klubit Prishtina, kur garonin në elitën e futbollit ish jugosllav.  

Nuk e harron edhe një mik dhe një trajner, për të cilin ka konsideratë të jashtëzakonshme, e ai është Ajet Shosholli. Para 21 viteve (1999), Bllazheviqi kishte dhënë deklaratë bombë për Prishtinën dhe Ajet Shoshollin, në atëkohë, në të përditshme shqiptare në Maqedoni, gazeta “Fakti”.  

Tifozerinë e Prishtinës, që mbushte stadiumin përplot (35-40 mijë), e kishte quajtur latinoamerikane!

Image

Deklarata e Bllazheviqit në vitin 1999

“Prishtina dhe publiku i kryeqendrës së Kosovës do të më mbeten në kujtesë të përjetshme. Ishte kjo një atmosferë që personalisht unë nuk mund ta harroj kurrë. 

Në fakt nuk kishte ndeshje që luhej në Prishtinë e stadiumi të mos jetë i mbushur përplot dhe krijohej një atmosferë latinoamerikane ku kundërshtari thjesht i këputeshin këmbët qysh para se të del në terren.

Pos kësaj në Prishtinë, kisha nderin të bashkëpunoja me trajnerët të jashtëzakonshëm siç është Ajet Shosholli për të cilin kam  konsideratë të lartë. Natyrisht se këtu duhet përmendur edhe udhëheqjen e atëhershme të klubit e cila në çdo moment ishte mobile dhe thjesht nuk i linte rastit”, kështu ka deklaruar Bllazheviqi para 21 viteve.

Duhet theksuar se, Bllazheviqi me Kombëtaren e Kroacisë është fitues i medaljes së bronztë të Kampionatit Botëror në vitin 1998 në Francë. Bllazheviqi sa herë e kujton Prishtinën dhe Kosovën, i rrahin fort damarët e zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat