Abdullah Kelmendi - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës! Regjimi serb e burgosi...

Futboll

Abdullah Kelmendi - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës! Regjimi serb e burgosi...

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2021 Në ora: 19:23
Abdullah Kelmendi - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës! Regjimi serb e burgosi...

Të merresh me sport në vitet e 90-ta, e para u desh të mendosh se do të rrihesh, do të arrestohesh, do të burgosesh nga regjimi serb.

Populli shqiptarë i Republikës së Kosovës, në asnjë mënyrë nuk u dorëzua por u mobilizua në forma të ndryshme në çdo sferë, duke e luftuar regjimin kriminal të Serbisë.

Abdullah Kelmendi, një personalitet i rrallë, i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai, në vitin 1991-1992 kyqet në kryesinë e klubit të futbollit Kosova nga Vushtrria, pastaj disa vite ishte edhe nënkryetar i këtij kolektivit, duke dhënë atomin e fundit për sportin në përgjithësi. 

Gjatë kësaj kohe, ai dënohet edhe me dy muaj burgim shkaku i organizimit të garave të Republikës së Kosovës, kjo ka ndodhur në periudhën  1995-1996. 

Kelmendi u arrestua dhe u burgos nga sigurimi shtetëror serb, sepse i pengonte aktiviteti i tij sportiv në kuadër të Republikës. As presioni, as kërcënimet nuk e thyen në asnjë formë Kelmendin, por si mijëra sportistë të tjerë, edhe ai me vendosmëri e guxim u angazhua me mish e me shpirt në shërbim të futbollit dhe të shtetit të Kosovës.

Ai, sot ndihet krenar që i takoi Gjeneratës së Sakrificës, së bashku me mijëra sportistë iu kundërvunë fuqishëm regjimit kriminal serb.  Si sot Kelmendit i kujtohen fushat e futbollit, në Smrekovnicë, Kçiq i Madh, Drenas, Dushanovë, Raushiq, Llukar etj. kur zhvillonin garat në rrethana të vështira por gjithnjë ishin krenarë, sepse e luftonin fuqishëm pushtuesin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat