Klubi i Serie A merr vendimin për trajnerin italian

Futboll

Klubi i Serie A merr vendimin për trajnerin italian

Më: 24 janar 2021 Në ora: 20:17
Klubi i Serie A merr vendimin për trajnerin italian

Siç ishte prononcuar direkt edhe nga presidenti i Kaljarit, Françesko Xhulini dhe tani më është realitet, Eusebio Di Françesko ka rinovuar me skuadrën sarde deri në 30 qershor 2023.

Pavarësisht humbjeve, paraqitjeve larg pritshmërive dhe pozicionit në klasifikim, klubi kuqeblu i rinovoi kontratën teknikut të skuadrës ishullore.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike skuadra nga Sardenja e cila me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar ka dhënë lajmin e zgjatjes së marrëdhënies me Di Françeskon:

“Siç u anonçua edhe nga presidenti Xhulini në prag të sfidës Xhenoa-Kaljari, klubi ka arritur akordin me Eusebio Di Françeskon për zgjatjen e kontratës së tij që do t’a lidhë deri më 30 qershor 2023", njofton klubi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat