Mesfushori i Kombëtares kuqezi gjen rrugën e rrjetës

Futboll

Mesfushori i Kombëtares kuqezi gjen rrugën e rrjetës

Më: 24 janar 2021 Në ora: 20:27
Mesfushori i Kombëtares kuqezi gjen rrugën e rrjetës

Ylber Ramadani ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme. Skuadra e tij, Vejle, zhvilloi një miqësore kundër Silkeborg, e cila u mbyll me shifrat 0-1.

Fitorja për skuadrën daneze erdhi pikërisht nga këmbët e mesfushorit të Kombëtares kuqezi.

Në minutën e 18 të takimit futbollisti shqiptar shfrytëzon një top në zonë për ta ndalur më pas në rrjetën kundërshtare.

Ky do të rezultonte edhe goli i vetëm i kësaj ndeshjeje miqësore, teksa skuadrat nuk u treguan të sakta përpara portës për të ndryshuar shifrat përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat