Hidi tregon “nderin“ për Superioren: Po të fitonte Vllaznia mbyllej gjithçka

Futboll

Hidi tregon “nderin“ për Superioren: Po të fitonte Vllaznia mbyllej gjithçka

Më: 24 janar 2021 Në ora: 20:28
Hidi tregon “nderin“ për Superioren: Po të fitonte Vllaznia mbyllej gjithçka

Nuk mund të ketë vetëm fitore për Vllazninë këtë sezon. Shkodranët kanë realizuar një kampionat fantastik deri më tani, duke qenë ekipi për tu mundur. Por seria e fitoreve ka përfunduar sot, teksa Kastrioti i thotë “ndal” kryesuesve në “Loro Boriçi”. Ndeshja është mbyllur me shifrat 0-0, ndërsa në përfundim të saj protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për mikrofonin e “Supersport”.

Hidi (Kastrioti): “Kishim ardhur sot për të marrë pikë. Kishim 2 rezultate. Ekipi dha maksimumin, me shumë ndryshime, me shumë djem të rinj. Besoj që barazimi ishte i merituar. Kemi bërë disa gabime ndeshjet e kaluara. Kemi zhvilluar dy takime shumë të mira si me Tiranë edhe me Teutën. I kemi dominuar, sidomos Tiranën, por fati s’ka qenë me në. Sot ishim më të përqendruar duke parë edhe forcën e Vllaznisë. Me këtë pikë, pavarësisht se vlen për ekipin tonë, kemi zbukuruar edhe kampionatin. Për mendimin tim po të fitonte Vllaznia çdo gjë do të mbyllej. Sot i kemi dhënë një asist kampionatit shqiptar që të ndiqet deri në fund”.

Brdariç (Vllaznia): “Ne jemi ekipi i Vllaznisë, nuk jemi ekip i nivelit europian. Por ne duhet të punojmë. Nuk është e thënë që duhet të fitojmë gjithmonë. Sot ka qenë një ditë shumë e vështirë për të luajtur futboll. Me këtë terren, me këtë kohë, me këtë shi….

Ne kemi luajtur më shumë, kemi pasur më tepër shanse. Megjithatë ne prapë kemi 7 pikë diferencë ndaj të tjerëve. Duhet të luanim më mirë, të mos bënim këto gabime që bëmë sot. Megjithatë edhe gjykimi pati problemet e veta. Ishte problemi i shiut që ne nuk bëmë festimin tonë në fund”.

Ndreu (Kastrioti): “E kam deklaruar gjatë gjithë javës që jam i kënaqur kur skuadra luan mirë, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatin. Kam lojtarë që japin gjithë arsenalin e vetë në fushë. Duke patur pavarësisht Vllazninë e di që është një skuadër së cilës po i lëshove terren të merr fushën. Me më thonë kemi pasur një rast penalltie. Do e shoh dhe të flas. Por të tregoheshin pak më të vëmendshëm lojtarët anësorë mund ta kapnim Vllazninë në befasi. Kjo ka shumë elemente të faullit. Ishte një penallti e pastër. Nuk e kuptoj pse nuk e ka dhënë. Unë kam natyrën që atë që më takon dua të ma japin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat