​Dal Pino ri-zgjidhet President i Serie-A

Futboll

​Dal Pino ri-zgjidhet President i Serie-A

Më: 25 janar 2021 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

“Sky Sport Italia” zbulon se Paolo Dal Pino ka pranuar të vazhdojë si President i Lega Serie A.

Dal Pino u rizgjodh javën e kaluar dhe vendosi të merrte kohë për të reflektuar mbi vendimin.

Por “Sky” raporton se 58-vjeçari do të mbetet në krye këtij institucioni.

Agjencia e lajmeve “ANSA” njoftoi se Dal Pino fitoi raundin e dytë të votimit me 14 vota dhe kështu u rizgjodh President i Lega Serie-A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat