Gattuso do të vazhdojë si trajner i Napolit

Futboll

Gattuso do të vazhdojë si trajner i Napolit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:05
Gattuso

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, do të vazhdojë me Napolin dhe e ka besimin e zyrtarëve të klubit.

Mediat italiane raportuan sot se Gennaro Gattuso është pranë shkarkimit dhe i ka orët e numëruara në “Diego Armando Maradona Stadium”.

Sipas raprtimeve, Rafael Benitez, ishte kandidati kryesor për stolin e Napolit, mediat cituan edhe një intervistë të Benitez në dhjetor të vitit 2020 ku kishte thënë se Napolin e ka në zemër.

Por, sipas “SkySportItalia”, thuhet se Gattuso ka besim nga bordi napoletan.

Rinovimi i kontratës midis klubit dhe trajnerit është shtyrë, por në artikull thuhet se nuk ka ndryshime të papritura në marrëdhëniet midis dy palëve.

Napoli do të ndeshet me Spezian këtë javë në kuadër të Coppa Italia, përpara se të presë Parman në Serie A të Dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat