Kriza bardheblu/ Dede braktis Tiranën para ndeshjes, Laçi triumfon në kryeqytet

Futboll

Kriza bardheblu/ Dede braktis Tiranën para ndeshjes, Laçi triumfon në kryeqytet

Më: 25 janar 2021 Në ora: 15:45
Laçi triumfon në kryeqytet

Tirana në krizë. Pas humbjes në derbin me Partizanin, kampionët e vendit mposhten në shtëpi edhe nga Laçi.

Skuadra kurbinase triumfoi në “Selman Stermasi” 0-1, falë një supergoli të Mentor Mazrekaj nga goditja e dënimit në minutën e 72.

Skuadra bardheblu u drejtua këtë ndeshje nga ish drejtori sportiv Tefik Osmani, pasi pak minuta para ndeshjes, Nevil Dede u largua nga posti i trajnerit.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në vend të katërt në kuotën e 24 pikëve, ndërsa Tirana rrëshket në vend të gjashtë me 20 pikë.

Në ora 16:45 luhet në “Niko Dovana” kryendeshja e javës së 16 të Kategorisë Superiore, Teuta-Partizani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat