Malisheva fiton në miqësore ndaj skuadrës ukrainase Vorskla Poltava U-21

Futboll

Malisheva fiton në miqësore ndaj skuadrës ukrainase Vorskla Poltava U-21

Më: 25 janar 2021 Në ora: 16:12
Malisheva

Skuadra e Malishevës ka fituar duelin e parë miqësor në Antalia të Turqisë, ku po i kryen përgatitjet për stinorin pranveror.

Skuadra që militon në Ligën e Parë të Kosovës arriti fitore të pastër ndaj 21-vjeçarëve të Vorskla Potlavës

Rezultati i këtij takimi ishte 2-0 në favor të Malishevës.

Të dy golat e ekipit të drejtuar nga Arsim Thaqi u realizuan në pjesën e dytë.

Altin Aliu ishte i pari që realizoi, teksa pas tij topin në rrjetë e çoi edhe Edon Koxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat