El Shaarawy vazhdon të jetë pozitiv me COVID-19

Futboll

El Shaarawy vazhdon të jetë pozitiv me COVID-19

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:12
El Shaarawy

Sulmuesi Stephan El Shaarawy duhet të pres për t’i kryer testet mjekësore te Roma ngase vazhdon të jetë pozitiv me COVID-19.

Sipas TMW, lojtari duhet të testohet negativ dhe pas t’i kompletojë testet mjekësore për kalimin të klubi italian.

Pas një viti e gjysmë te Shanghai Shenhua në Kinë, italiani pritet të rikthehet në Seria A te ish klubi i vjetër sapo të shërohet nga koronavirusi.

Thuhet se fuqia e virusit në trupin e ‘Faronit të ri’ është shumë e ulët dhe në ditët në vijim mund të dal negativ.

El Shaarawy për Romën zhvilloi 139 ndeshje duke kontribuar me 40 gola dhe dhuruar 26 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat