Milani nuk heq dorë nga Firpo

Futboll

Milani nuk heq dorë nga Firpo

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:25
Junior Firpo

AC Milan do bëjë provën e fundit që të transferojë mbrojtësin e krahut të majtë të Barcelonës, Junior Firpo.

Sipas Sportmediaset, “Rossonerët” duan të kenë në skuadër një alternativë të Theo Hernandezit dhe do provojnë edhe një herë për të siguruar shërbimet e Firpos.

Marrëveshja mes Milanit dhe Barcelonës është arritur, pra huazim me mundësi blerje për 20 milionë euro.

Por, 24-vjeçari ende s’është bindur, andaj klubi italian në dy ditët e ardhshme do diskutojë prapë me lojtarin.

Në rast që prapë Firpo nuk pranon, atëherë Milani do mundohet të transferojë ndonjë mbrojtës tjetër të krahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat