Probleme me trajnerin, Dzeko stërvitet i vetëm te Roma

Futboll

Probleme me trajnerin, Dzeko stërvitet i vetëm te Roma

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:46
Edin Dzeko

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko është duke u stërvitur i vetëm ngase ka probleme me trajnerin Paulo Fonseca.

Marrëveshja mes lojtarit dhe trajnerit nuk është e mirë dhe sipas Sky Sport Italia, boshnjaku është stërvitur ndaras nga bashkëlojtarët.

Dzeku u rikthye në stërvitje, por nuk ishte i mirëpritur me grupin që ishte duke u përgatitur për përballjen ndaj Hellas Veronas.

Situata mes lojtarit dhe trajnerit duket se nuk është duke ndryshuar, andaj është mundësia që 34-vjeçari të largohet.

Këtë edicion, Dzeko ka shënuar shtatë gola në 15 ndeshje, duke i ndihmuar Romas të renditët në pozitën e tretë pas 19 xhirove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat