‘Shpërthimi’ në zhveshtoren e Chelseat – si e shkarkuan lojtarët Lampardin nga pozita e trajnerit

Futboll

‘Shpërthimi’ në zhveshtoren e Chelseat – si e shkarkuan lojtarët Lampardin nga pozita e trajnerit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:23
Frank Lampard, Cesar Azpilicueta dhe Antonio Rudiger

Edhe pse dukej si një skuadër me harmoni të mirë, së paku nga jashtë – gjërat nuk duken kështu pas shkarkimit të Frank Lampardit.

Trajneri anglez ka menaxhuar që mos të dalin jashtë zëra se ka të pakënaqur në skuadër, mirëpo nga shkarkimi i tij, kanë filluar të zbulohen detaje.

Lampard megjithatë kishte mjaftë probleme në zhveshtoren e Chelseat, me lojtarët që kanë shkuar shumë larg.

Mateo Kovacic e Antonio Rudiger, sipas Daily Maily, thuhet se kanë shkuar te bordi i klubit për të kërkuar shkarkimin e anglezit.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer kapitenit Cesar Azpilicueta që nuk ka ngurruar të përplaset me mbrojtësin gjerman.

Gjërat kishin shkuar duke u ashpërsuar në klub dhe Roman Abramovich kërkoi zgjidhje.

Kështu, Lampard u shkarkua në mesditën e së hënës (25 janar), e që në vend të tij pritet të vije Thoma Tuchel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat